Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Abdixhiku i bindur: Në rajonin e Dukagjinit jemi të parët, matjet e fundit tregojnë se LDK-ja prinë me 39-40%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar matjen e fundit, e cila flet për përkrahjen e partive politike në rajonin e Dukagjinit.

Ai ka bërë me dije se rezultati i një ankete të porositur nga LDK-ja tregon se kjo parti gëzon përkrahjen më të madhe të qytetarëve për zgjedhjet nacionale.

Abdixhiku ka thënë se përkrahja e qytetarëve në këtë rajon për LDK-në është 39 – 40 për qind.

“Sapo na erdhën të dhënat prej rajonit të Dukagjinit, ku LDK-ja prinë me rreth 39-40 për qind në zgjedhje nacionale. Po flasë për Komunën e Pejës, Komunën e Istogut, Komunën e Deçanit, Klinës dhe Junikut. Pra, për rajonin 03”, ka thënë Abdixhiku.

“Me dy mijë të anketuar, në një anketë të sapo përfunduar, e kërkuar nga LDK-ja. Nuk po flas për kryetarin e komunës së Pejës, i cili arrin rreth 65-66 për qind. Po flas për zgjedhjet nacionale për parti. Po flas për matje që ne i bëjmë vazhdimisht. Këto matje unë nuk i përdori për propagandë, unë e mbledh partinë.”, është shprehur ai.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara