Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Abdixhiku i ka disa fjalë pas shpërndarjes së 100€ nga Kurti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj vendimit për ndarjen e 100 eurove për studentët nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit.

Abdixhiku ka thënë se Kurti të ardhmen që ua vodhi po provon t’ua blejë studentëve me 100 euro për votë, tre ditë para balotazhit.

“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se një regjim i frikësuar, trajton studentët si material shitblerje zgjedhore.

“Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

“Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë”, ka thënë ai.

“Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara