Abdixhiku: Refuzimi për të bashkëpunuar me politikën që Kurti përfaqëson, një nga vendimet më kombëtare që kemi marrë ne si LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 54-të konstituive të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ai ka refuzuar bashkëpunim me Albin Kurtin, sepse në këtë përpjekje politike, sipas tij ka diçka më të shenjtë, më me vlerë se pozitat tona individuale: i thonë përgjegjësi.

Sipas tij, kjo përgjegjësi ka të bëj me mos-validimin e një politikani që nuk respekton Gjykatën Supreme, ligjin dhe vetë shtetin.

‘’Unë besoj se në politikë jemi të gjithë kalimtarë. Lëmë shenja aty-këtu. Por e them me bindje se refuzimi për të bashkëpunuar me politikën që Albin Kurti sot përfaqëson është një nga vendimet më kombëtare që kemi marrë ne si LDK’’, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, meqenëse LVV-ja është partia e parë, atij i takon e drejta për formimin e Kuvendit, por që “kjo ka edhe përgjegjësi”.“Ke të drejtë, por ke edhe përgjegjësi për të bërë këtë shumicë. Me të drejtën të vjen edhe përgjegjësia”, u shpreh Abdixhiku.

“Ne e ëndërrojmë Kosovën, ai po e përdorë Kosovën, është dallim i madh dhe i thellë”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku për Kurtin.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara