Afati i dytë i provimit të maturës shtetërore mbahet më 28 gusht, aplikimi përmes e-Kosova

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore do të mbahet më 28 gusht, ndërsa rezultatet do të publikohen më 1 shtator.

Sipas njoftimit, nga data 13 gusht ka filluar procesi i aplikimit për këtë afat të provimit, i cili do të jetë i hapur deri më 22 gusht dhe do të realizohet vetëm përmes platformës e-Kosova.

“Aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të realizohet në periudhën 18–22 gusht 2025. Provimi i Maturës Shtetërore – Afati i Dytë do të zhvillohet më 28 gusht 2025, ndërsa rezultatet do të publikohen më 1 shtator 2025”, thuhet në njoftim.

Kandidatët që e kalojnë provimin do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova.

Provimi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe përfshin katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë përmban 25 pyetje, gjithsej 100 pyetje.

Për më shumë informacione, kandidatët ftohen të vizitojnë platformën e-Kosova ose të kontaktojnë koordinatorët e shkollave të tyre.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara