Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

AGK reagon pas akuzave të Kurteshit: Deklaratat e tij rrezikojnë sigurinë e gazetarëve të tri medieve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas akuzave të cilat i ka bërë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ndaj disa mediave në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Kurteshi, në një konferencë për media, më 12.08.2024, ka deklaruar se disa media kanë pasur “rol negativ dhe dezinformues”.

Këto deklarata, AGK-ja i ka konsideruar si të rrezikshme për sigurinë e gazetarëve të mediave të apostrofuara.

“Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: ‘për rol negativ dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet’. Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediat në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit”, – thuhet në reagimin e AGK-së.

Ndër të tjera, AGK thotë se rasti Dehari ishte dhe mbetet në interes të lartë për publikun dhe se specifikat lidhur me këtë rast ishin ndarë nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

“Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje”, -thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas AGK-së, “xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe kanë kontribuar në informimin e publikut. Deklarata të tilla vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre tri medieve, dhe janë të papranueshme”.

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se aktivisti i saj, Astrit Dehari, është vrarë me urdhër politik; se në këtë rast po vendosen si prokurorë vetëm ata që janë afër pensionimit në mënyrë që të zvarritet procesi; dhe se në inskenimin e rastit Dehari janë përfshirë të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, përmes një konference, më 12.08.2024, ka vrasja e Deharit është inskenuar me urdhër nga “maja e shtetit”, duke përkujtuar se në atë kohë president ka qenë Hashim Thaçi, ndërsa kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara