“Ai e di kontratën tonë”, Xhuli trazon sërish rrjetin – thotë përsëri se ishte në lidhje me Noizyn

Xhuli Nura e cila bëri bujë mediatike me pjesëmarrjen e saj në spektaklin Big Brother VIP Kosova, gjatë një dite brenda kësaj shtëpie pati deklaruar se ishte e lidhur me reperin e njohur Noizy.

Një gjë të tillë vetë reperi e pati mohuar, teksa Xhuli gjatë një lidhje direkte me reperin Clevio në TikTok i cili njihet edhe si kundërshtari i Noizyt, deklaroi sërish se ka qenë në një lidhje me reperin e cekur, gjë për të cilën tha se po e pranon për herë të parë publikisht.

Madje, ajo ndër tjera në këtë video dëgjohet teksa thotë se gjatë kohës sa ishin në një lidhje kanë qëndruar goxha shumë bashkë.

VIDEO

“Për herë të parë po e them këtu që ishim të lidhur, jo njohje e sipër, por ishim të lidhur sepse unë isha çdo ditë me të thuajse. Ai nuk më dërgoi asnjë mesazh që po më pret jashtë dhe unë vazhdova jetën time, dhe ai prapë me jetën e vetë. U rikthye prapë me ish-in. Rigelsi e di shumë mirë kontratën tonë, çfarë i kam thënë dhe nuk e mbajti. Unë e vazhdova. Përse të pres unë një mashkull që nuk e di se çfarë do nga jeta dhe unë e di çka dua nga jeta. Jo, Jo. Unë i lë mbrapa këta çuna”, u shpreh ajo.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara