Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ajet Zmajlaj, pret në vizitë Komandantin dhe zëvendëskomandantin e KFOR-it amerikan në Bondsteel

Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës reflektohet përmes raporteve të shkëlqyera që qytetarët dhe subjektet politike në vend kanë me institucionet amerikane.

Një dëshmi e tillë u pa së fundmi në Gelancë të Suharekës, ku kandidati për asamblenë komunale nga radhët e PDK-së, Ajet Zmajlaj, priti në shtëpinë e tij Komandantin dhe zëvendëskomandantin e KFOR-it amerikan në Bondsteel. Në këtë takim morën pjesë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti Enver Hoxhaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha, si dhe Sekretari i Degës së PDK-së për Zvicër, Shaip Kadriaj.

Ajet Zmajlaj garon për asamblenë komunale të Suharekës me numër rendor 11 në listën e PDK-së, e cila udhëhiqet nga kandidati për kryetar, Dardan Berisha. Në një reagim publik, Zmajlaj u shpreh i nderuar për vizitën e përfaqësuesve të KFOR-it amerikan: “Sot kisha kënaqësinë dhe nderin që në shtëpinë time pata miqtë e mi, KFOR-in Amerikan nga Bondsteel. Gjithmonë me Amerikën”.

Ajet Zmajlaj kandidon për Asamble Komunale nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe ka numrin 11 në listë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara