Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Aksident i rëndë në Suharekë: Motoçiklisti përplaset me veturën, është në rrezik për jetën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, ku është përfshirë një motoçikletë e një veturë dhe për pasojë motoçiklisti ka pësuar lëndime serioze.

I dyshuar për rastin është drejtuesi i motoçikletës, një 20-vjeçar i cili është përplasur me veturën dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe fatkeqësisht është në rrezik për jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 17:15, është raportuar një aksident mes një veture dhe një motoçiklete, drejtuesi i motoçikletës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë”, tha ai.

Bytyqi shtoi se në lidhje me rastin tani është duke u marrë njësia rajonale e trafikut në Prizren.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara