Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Aksident mes autobusit dhe një kamioni në Carralevë, ka të lënduar

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe një kamioni, në rrugën Carralevë – Duhël.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajoni e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë transportuar në QKMF në Suharekë.

“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku  në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus  dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë” – ka thënë Bytyqi.

Tutje, ai theksoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa zjarrfikësit kanë intervenuar për t’i nxjerr pasagjerët nga autobusi i cili është rrotulluar.

“Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët.” – shtoi ai.

Ndërsa, nga kompania “Elita Tours” që po transportonte udhëtarët për në Shqipëri, kanë thënë se udhëtarët me një autobus tjetër janë rrugës për në Shqipëri.

“Njoftohen të gjithë familjaret e pensionisteve të Kaçanikut të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar, dhe gjatë rrugës kanë pasur një aksident mirëpo falë Zotit të gjithë pasagjeret janë mirë dhe nuk kanë lëndime serioze, ndërsa pasagjeret janë transportuar me autobusin tjetër dhe janë rrugës për në bregdetin shqiptar”, thuhet nga kompania.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara