Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Aksident në autostradën Prizren-Suharekë, lëndohen katër persona


Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Katër persona kanë marrë lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njesiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërkohë, Hoxha ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik, pasi për shkak të reshjeve të shiut rrugët bëhen të rrëshqitshme.

“Referuar ndryshimeve atmosferike, reshjeve të vazhdueshme të shiut, rrugët bëhen të rrëshqitshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesmarrjes në trafik, në veqanti drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm që të ju përmbahen rregullave të trafikut, të iu përmbahen kufizimeve të shpejtësisë dhe vozitjen ta pershatin me kushtet në rrugë, sepse vetëm kujdesi dhe vigjilenca maksimale gjatë vozitjes mund të parandaloj aksidentet rrugore që shpesh po përfundojnë tragjikisht”, ka thënë Hoxha.Express

Foto nga vendi i ngjarjes:

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara