Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Aksidente të shumta në trafik, një 19-vjeçar në Suharekë përfundon në spital

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pa kujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë vetëm gjatë 24 orëve kanë ndodhur 11 aksidente, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.

Sinjali mëson se një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë, ku një veturë raportohet se ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar këmbësori 19-vjeçar, i cili është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin raportohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes, por pas veprimeve hetimore nga ana e Policisë, ai është arritur që të arrestohet dhe i njëjti u shoqërua për intervistim në stacion policor dhe më pas është liruar.

E një aksident tjetër ka ndodhur në parkingun e Qendrës Korrektuese në Dubravë, mes një veture civile dhe një veture të Policisë së Kosovës.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të një lëvizje të pasigurt nga shoferi i veturës civile, me ç’rast ka goditur automjetin e Policisë.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara