Në mesin e personave të arrestuar sot gjatë aksionit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), dyshohet se është edhe një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Sipas raportimit të Klan Kosovës (Klankosova.tv), burime të këtij mediumi bëjnë të ditur se Goran Laziq është arrestuar në flagrancë në Llapnasellë, nën dyshimin se po pranonte një shumë parash.
Po ashtu, në kuadër të këtij aksioni janë ndaluar edhe kryetari i Gjykatës në Graçanicë, i identifikuar me inicialet J.M., si dhe ish-ministri i Tregtisë, me inicialet F.I.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

