Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Aksion në Suharekë kundër keqpërdoruesve të ujit – ZERO tolerancë për lidhjet ilegale dhe mospaguesit

Suharekë, 26 Qershor 2025 – Në një aksion të paralajmëruar prej kohësh, ekipet e Inspektoratit të KRU “HidroRegjioni Jugor” SHA kanë filluar sot ndërhyrjet në njësinë operative në Suharekë për të evidentuar dhe shkyçur konsumatorët që janë të kyçur ilegalisht apo që refuzojnë të paguajnë faturat për ujin e shpenzuar.

Ky aksion i cili zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës, synon të vendosë rregull dhe të ndalë keqpërdorimet që dëmtojnë jo vetëm ndërmarrjen, por edhe qytetarët që paguajnë rregullisht shërbimin.

“Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve”, është mesazhi i qartë i kompanisë së ujësjellësit, duke paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në gjithë territorin që mbulon njësia në Suharekë.

Nga KRU “HidroRegjioni Jugor” SHA u bëhet thirrje të gjithë konsumatorëve që të ndërpresin menjëherë lidhjet ilegale dhe të nisin pagesën e faturave të ujit, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti dhe ndëshkimet tjera ligjore që rrjedhin nga keqpërdorimi.

Ky aksion është pjesë e strategjisë së ndërmarrjes për rritjen e efikasitetit dhe transparencës në menaxhimin e burimeve të ujit, si dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve që i respektojnë obligimet e tyre.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara