Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Aktivisti malazez: Martin Berishaj paratë e tërhequra “cash” ia çonte Albin Kurtit

Derisa intervista ‘maratonike’ e Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës vazhdon, Nacionale bisedoi për skandalin e tij me aktivistin malazez Vesko Pejak.

Berishaj po intervistohet prej orës 8:30 të mëngjesit të sotëm në Prokurorinë Speciale.

Detajet janë të pakta, derisa avokati i tij Tomë Gashi ka dalë me një shkrim të shkurtër por që nuk sqaron shumë nga pikëpyetjet që mbesin pas këtij intervistimi.

Gashi ka deklaruar se deklarata e dhënë nga ana e Martin Berishajt është “konfidenciale” në shkrimin që zor të lexohet shkaku i gabimeve të shumta drejtshkrimore.

“Martin Berishaj qysh me 27. 01. 2023 ka paraqitë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet që kanë dalë në media. Martini tashmë ka dhënë deklaratë në PSRK.” – është shprehur z. Gashi mes tjerash.

Aktivisti Pejak

Aktivisti Pejak i tha Nacionales në intervistën e shkurtër se gjatë hulumtimeve të tij ka marrë vesh prej burimesh të brendshme se Berishaj paratë e tij të tërhequra nga kompania M&B Consulting i dërgonte te kryeministri ynë, Albin Kurti.

“E dimë nga një burim i brendshëm se ai po transferonte ato para te Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.” – na tha Pejak, i bindur për një gjë të tillë.

Ai po ashtu tha se ambasadori Berishaj ka përdorur favoret e tij diplomatike që t’i mbulonte gjurmët dhe të dërgonte para pa u kontrolluar.

Kujtojmë se raportimet për skandalin e Martin Berishajt kishin nisur dy vjet më herët nga disa media sllovene. Kryeministri Kurti me vartësit e tij vazhdimisht e kanë mbrojtur ambasadorin Berishaj përkundër presionit të madh nga opozita që ai të jepte dorëheqje.

Në lidhje me intervistën e sotme nuk ka ende ndonjë deklaratë as nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara