Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Akuzohet se porositi vrasjen e Liridona Ademajt/ Çfarë do të thotë ekspertiza psikiatrike? Sot seanca për Naim Murselin

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e gjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në sallë të pranishëm janë të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Në seancë pritet të dëgjohet edhe dëshmia e ekspertizës psikiatrike që i është bërë Naim Murselit nga ish-drejtori i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.
Seanca e fundit në këtë rast ishte mbajtur më 14 korrik, ku dëshmoi pikërisht Leonard Ademaj. Gjatë deklarimit të tij, ai kërkoi dënim maksimal për dorasin, duke theksuar se vrasja e motrës së tij ishte e planifikuar dhe e egër.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të akuzuarve për këtë krim është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen. Sipas Prokurorisë, Murseli i kishte premtuar Granit Plavës shumën prej 30 mijë euro për ta kryer vrasjen. I akuzuar tjetër në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet për përfshirje në organizimin e krimit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara