Alarm në RTK – punëtoret njoftohen se s’do të ketë paga këtë muaj

Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nuk i kanë marrë ende pagat e muajit korrik.

Mungesa e pagave ndërlidhet me shpërndarjen e buxhetit për gjashëmujorin e dytë për Transmetuesin Publik, ka mësuar Paparaci nga burime të informuara për ngjarjen.

Punëtorët janë informuar të premten se “nuk do të ketë paga për këtë muaj”, ka mësuar Paparaci.

Sipas një njoftimi që është shpërndarë në një komunikim mes punëtorëve, të cilin e ka parë Paparaci, paga nuk do të ketë për shkak se nuk është bërë ende shpërndarja e buxhetit si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Shpërndarjen e buxhetit për Radio Televizionin e Kosovës e realizon Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, bazuar në Ligjin Vjetor për Buxhetin.

Ende nuk dihet arsyeja e mungesës shpërndarjes së buxhetit për RTK-në, për gjashtëmujorin e dytë.

Si pasojë e mungesës së një kuvendi funskional, për shkak të dështimeve të deputetëve të zgjedhur për konstituimin e tij, në këtë periudhë kur zakonisht bëhet rishikimi i buxhetit në Kuvend, këtë kohë Ligji për Ndarjet Buxhetore nuk do të mund të rishikohet.

Pagat e punëtorëve të institucioneve publike konsiderohen si pagesa esenciale edhe në rastet kur të hyrat buxhetore mund të jenë më të ulëta sesa parashikimet. /Paparaci.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara