Albin Kurti, nuk mund të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme


Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ua pamundëson Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Faton Topallit e shumë të tjerëve që ishin dënuar për vepra penale dhe me kusht, të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook, tha se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe

”Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe”, ka shkruar Miftaraj.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë, është shpallur e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Vendimi është publikuar mbrëmjen e së hënës nga Gjykata Kushtetuese.

Deputeti Etem Arifi është dënuar vitin e shkuar për mashtrim me subvencione. Ai është dënuar me 1 vjet e 3 muaj burgim efektiv, mirëpo ishte i pranishëm në votimin e Qeverisë Hoti, në qershor, për çka VV-ja e çoi rastin në Kushtetuese.

Arifi ndërkohë është dorëzuar dhe po e vuan dënimin.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara