AMBASADA E SHBA-SË JEP DETAJE PËR VIZITËN E GRENELLIT NË KOSOVË

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka dhënë detaje lidhur me vizitën që pritet t’i bëjë i dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, njofton Insajderi.

Kjo ambasadë ka bërë të ditur se delegacioni qeveritar i SHBA-së do të udhëtojë në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael, vizita këto në të cilat do të diskutohet kryesisht rreth zhvillimit ekonomik.

Përmes një njoftimi për media, ambasada e Amerikës ka bërë të ditur se në takim përveç emisarit Richard Grenell, do të marrë pjesë edhe Shefi Ekzekutiv i Korporatës së Zhvillimit Financiar, Adam Boehler – siç thuhet – për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.

Njoftimi i plotë:

Delegacioni i Qeverisë së SHBA do të udhëtojë në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael. UASHINGTON – Një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA (DFC) Adam Boehler do të udhëtojë në Athinë, Greqi; Prishtinë, Kosovë; Beograd, Serbi; dhe Jeruzalemi, Izrael nga 20 shtator deri më 25 shtator për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik. Boehler do të bashkohet me Këshilltarin Special të Presidentit për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell; Zëvendës Administratori për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Bonnie Glick; President dhe Kryetar i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM) Kimberly Reed; dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë të SHBA.

Delegacioni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat. Udhëtimi i delegacionit vjen pas Marrëveshjeve historike midis Izraelit, U.A.E., dhe Bahreinit dhe marrëveshjes së normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. DFC, banka e zhvillimit të Amerikës, lehtëson investimet e sektorit privat dhe ofron një alternativë parimore të financimit ndaj regjimeve autoritare. DFC punon ngushtë me USAID, EXIM dhe agjencitë e tjera qeveritare për të promovuar zhvillimin dhe avancimin e politikës së jashtme të SHBA përmes mjeteve të saj të financimit. Delegacioni do të çojë përpara investimet strategjike që mbështesin shumëllojshmërinë e furnizimeve dhe forcojnë pavarësinë e energjisë në Greqi dhe rajonin e gjerë.

DFC do të hedhë bazat për hapjen e një zyre në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve që do të mbështesin rritjen ekonomike në rajon. DFC dhe EXIM së fundmi nënshkruan Letrat e Interesit (LOI) me Serbinë dhe Kosovën për të ndihmuar financimin e projekteve të rëndësishme të identifikuara në marrëveshjet e 4 shtatorit. Delegacioni gjithashtu do të vlerësojë mundësitë për të zgjeruar investimet në rajon për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin ekonomik në Lindjen e Mesme.

Insajderi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara