Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Albin Kurtit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar mëngjesin e sotëm me kreun e VV-së, Albin Kurtin.

Vizita e Kosnett vjen dy ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë në vend.

Ndryshe, menjëherë pas zgjedhjeve, Ambasada e Amerikës në Kosovë ka dalë me reagim. Aty thuhej se është inkurajuese kur shihet një numër i madh i qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e votës kur kemi parasysh motin e keq dhe pandeminë.

Gjithashtu, Ambasada Amerikane bëri thirrje që t’i jepet kohë KQZ-së dhe institucioneve të tjera, që të numërohen votat dhe ta bëjnë punën e tyre.

“Inkurajuese për të pare që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ’-ë dhe Institucioneve tjera në Kosovë t’iu japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre”, thuhej në reagim

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara