Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Amerika deporton në Kosovë terroristin Ardit Ferizi

Terroristi i piraterisë informative Ardit Ferizi do të deportohet në Kosovë.

Gjykata e Aleksandrisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar vendosi që ta pranojë ankesën e 24 vjeçarit që kishte probleme me astmën dhe mbipeshën dhe rrezikohej nga Covid-19.

Ardit Ferizi është haker kompjuterësh, i cili i kishte dhënë grupit terrorist Shteti Islamik të dhëna personale për më shumë se 1,300 zyrtarë qeveritarë e ushtarakë amerikanë, transmeton Periskopi.

Ferizi, i cili është i njohur me pseudonimin e tij “Th3Dir3ctorY,” ishte lider i një grupi të hakerëve në internet të quajtur “Kosova Hacker’s Security”.

Midis qershorit dhe gushtit 2015, Ferizi kishte pajisur me informacione të vjedhura nga Ushtria Amerikane, Junaid Hussainin, i njohur gjithashtu si Abu Hussain al-Britani, një anëtar kyç dhe haker që punonte për ISIS-in, i cili besohet të jenë vrarë në fund të gushtit.

Ferizi ishte arrestuar më 15 tetor në Kuala Lampur, raporton Associated Press, duke cituar shefin e policisë malajziane Khalid Abu Bakar.

Me prejardhje nga Kosova, Ferizi është personi i parë në SHBA që është dënuar për dy akuzat në vijim: hakim kompjuterësh dhe terrorizëm. Aktualisht ai po mbahet në një burg federal në Lewisburg, Pennsylvania, dhe pritet të lirohet më 2032 nëse merr kredite për sjellje të mirë, raporton AP.

Ferizi kërkoi nga një gjykatës federal në Alexandria për ta liruar atë nga burgu. Në një mocion të shkruar me dorë nga burgu, ai tha se astma dhe obeziteti e kanë vënë në rrezik të lartë ndaj prekjes me COVID-19. Ai tha po ashtu se kufizimet e veçanta në burg e detyrojnë atë të paraqitet tek stafi çdo dy orë, duke e rritur kështu kontaktin me rojat dhe me rrezikun e infektimit me virusin.

Prokurorët kundërshtuan lirimin e tij, dhe Gjykatësja e Distriktit, Leonie Brinkema, refuzoi kërkesën e Ferizit gjatë një seance të mbajtur të martën, duke cituar brengat se ai mund të vazhdojë hakimin nëse lirohet, mes brengave tjera.

Ferizi, kishte hyrë në Malajzi në gusht 2014 për të studiuar shkenca kompjuterike dhe forenzikë në një institut privat në kryeqytetin Kuala Lumpur.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara