Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Analisti Dibran Hoxha tregon kush do t’a fitoj Suharekën

Analisti politik Dibran Hoxha, i cili nga nesër do të marrë postin e drejtorit të ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zgjedhjet në Suharekë. Ai është shprehur i bindur se kandidati i LDK-së, Ardian Shala, do të dalë fitues, duke rrëzuar nga pushteti kryetarin aktual Bali Muharremaj.

Përkrahje e hapur për LDK-në në Suharekë

Hoxha nuk ka fshehur simpatinë e tij politike, duke e përkrahur hapur Ardian Shalën. Ai ka theksuar se ndryshe nga perceptimi publik se Muharremaj ka një pozicion të fortë, në realitet qytetarët e Suharekës janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga menaxhimi aktual.

Kritika për Muharremajn

Sipas Hoxhës, Bali Muharremaj ka ditur ta përdorë marketingun politik, duke e quajtur këtë një aftësi të tij, por që sipas tij nuk mjafton për ta mbajtur pushtetin.

Ai madje ka ironizuar edhe me “çizmet e Muharremajt”, të cilat shpesh janë bërë pjesë e imazhit të tij në terren. Përtej kësaj, Hoxha ka hedhur akuza më të rënda, duke pohuar se kryetari aktual ka kontraktuar disa herë ndërtimin e rrugëve, pa i përfunduar ato.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara