Analisti nga Suhareka befason: “Me Bedri Hamzën nuk ka fitore të reja, vetëm dorëzim!”

Analisti politik Bleron Baraliu ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, pak ditë para Konventës së Jashtëzakonshme ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Baraliu është shprehur skeptik lidhur me kandidaturën e Bedri Hamzës, i cili tashmë ka konfirmuar garën për të marrë drejtimin e PDK-së.

Sipas Baraliut, ardhja e Hamzës në krye të PDK-së nuk do të sillte energji të reja apo fitore të reja, por do të nënkuptonte dorëzim politik para se partia të shkojë në zgjedhje.

“Me Bedri Hamzën nuk ka fitore të reja, ka veç dorëzim. PDK nuk është mirë të dorëzohet ende pa dalë në zgjedhje”, ka shkruar Baraliu.

Konventa e jashtëzakonshme e PDK-së pritet të mbahet të hënën, ndërsa gara e brendshme po shoqërohet me reagime dhe debate të shumta nga figura të ndryshme të partisë dhe analistë politikë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara