Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

 Carlo Ancelotti e prezantoi në këtë mënyrë ndeshjen e sotme të Champions League (21:00) mes Real Madridit dhe Atalantës: “Ata kanë qenë një ekip i rrezikshëm prej vitesh, por këtë sezon janë edhe më shumë dhe kanë shumë siguri,”- u shpreh ai për Sky.

Ne po vimë nga një moment i vështirë, por ne jemi akoma Real Madridi. Dëmtimet e rënda na kanë penalizuar dhe sigurisht që rezultatet tona nuk janë pozitive për momentin, por vlerësimet përfundimtare do të bëhen në maj”.

Më pas në konferencë ai vlerësoi punën e Gasperinit: “Ne jemi miq të mirë. Ai ishte trajner në ekipin e të rinjve të Juventusit, kur unë isha atje. Ai po bën një punë fantastike. Çdo sezon ndryshon shumë lojtarë, por ai di t’i përshtasë. Do të jetë një ndeshje intensive, e bukur. ‘Dea’ është një vepër spektakolare.”

“Unë kam besim të plotë në ekipin tim dhe lojtarët e mi, – vazhdoi ai. – Ne jemi përmirësuar dhe tani po kalojmë një moment të mirë. Sot mund të jetë ndeshja më e komplikuar deri në fund të vitit”.

Më pas, ai foli për përmirësimet e Bellingham dhe praninë ose mungesën e Vinicius nga minuta e parë: “Ajo që ka ndryshuar është dinamika e ekipit: tani kemi më shumë lëvizshmëri përpara dhe Jude e shfrytëzon atë. Ai shënoi, padyshim, dhe kjo është e rëndësishme, por qëndrimi i tij është ende i njëjtë.

Për Ancelottin, megjithatë, ndeshja kundër Atalantës vlen tre pikë dhe asgjë më shumë: “Ne do të luajmë për tre pikë të rëndësishme dhe për t’u kualifikuar. Do të jetë e vështirë të përfundojmë në “Top-8”, kështu që për fat të keq do të duhet të luajmë raundin e 1/32, por ndeshja e nesërme vlen vetëm për tre pike”.

Më në fund, thuajse në minutën e fundit, pyetja për momentin e Mbappes: “Sonte do të ishte konferenca e parë për shtyp pa folur për Mbappen… Deri tani (qesh, red.). Megjithatë, ai është duke u përmirësuar. Një lojtar, që vjen në një klub të ri ka nevojë për kohë dhe besim, tani ai ka dinamikë të mirë dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm për ndeshjen”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara