Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Apeli ia ashpërson dënimin Pjetër Ndrecajt, nga 24 e gjysmë në 30 vjet burgim

Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ashpërsuar dënimin me burgim Pjetër Ndrecajt I akuzuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Nga 24 vjet e 6  muaj sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Apeli të akuzuarin për veprën penale “Vrasje e rëndë” e ka dënuar më 30 vjet burgim.

“Deri të ngritja e  dënimit erdhi, pasi që Gjykata e Apelit, konkludoi se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese dhe rënduese.  Pastaj se nuk i ka marr për bazë disa rrethana renduese, sidomos faktin se i pandehuri edhe më parë është sjellë në mënyrë të dhunshme me bashkëshorten, tani të ndjerën V.N., se veprën penale e ka kryer në shtëpinë e familjes së saj, në prezencë të anëtarëve të familjes, se ka privuar nga jeta edhe vajzën e tij si dhe një mori rrethanash tjera”, njofton kjo gjykatë.

Apeli thekson se në këtë rast ka zbatuar dispozitën e nenit 42 të KPRK-së, sipas të cilave parashihet që për veprat penale për të cilat është paraparë dënim jo më pak se 10 vjet, apo dënim me burgim të përjetshëm, gjykata mund të shqiptoj dënim me burgim deri në 35 vjet.

Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecaj në 2019-ën ishte dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara