ARDIAN SHALA IU PREMTON PENSIONISTËVE KUJDES SHËNDETËSOR E SOCIAL

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës dr.Ardian Shala dje ka vizituar pe sionistët e Suharekës.

Në bashkëbisedim me ta Shala ka premtuar se në qeverisjen e tij nuk do të ketë mungesa e as vonesa në furnizim me ilaçe për ta.

Mosha e artë siç i quan Shala thotë se është kurora e një jete të tërë.

Postimi i plotë:

Mosha e artë, është kurora e një jete të tërë, në angazhim për familjen, shoqërinë dhe profesionin. Asnjëherë nuk duhet të mungojë kujdesi dhe vëmendja e institucioneve për kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë sonë, moshën e artë, pensionistët.

Në takim me pensionistët, bashkëbiseduam për sfidat e moshës së artë, pritshmëritë e tyre nga institucionet lokale dhe për kushtet optimale për pleqëri të rehatshme. Unë premtova se ata do ta kenë kujdesin shëndetësor e social, sipas rasteve edhe më shumë se kaq.

Në mandatin tonë, përkushtimi për furnizim me barna për sëmundjet kronike do të jetë maksimal. Porositë për barna do të bëhen me kohë dhe vonesat e furnizimit me barna nuk do të jenë opsion. Do të sigurojmë ambiente të përshtatshme për aktivitetet e pensionistëve, sepse, angazhimi jetësor i tyre, do të ketë mirënjohje institucionale dhe shoqërore, si dhe vlerësim e përkrahje që mundëson pushteti lokal.

Liria e Kosovës, ka vlerë të veçantë për pensionistët tanë, andaj, kujdesi ndaj moshës së artë, do të jetë pasqyra më e mirë e angazhimit të pushtetit qendror e lokal.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara