Ardian Shala: Me inxhinierët e Suharekës për një qytet me standarde të larta ndërtimi

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, ka zhvilluar një takim të veçantë pune me inxhinierët e komunës, ku në qendër të diskutimit ishte rritja e cilësisë së ndërtimit dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale të tyre.

Shala vlerësoi lartë rolin e inxhinierëve si shtylla kryesore në zhvillimin urban të komunës, duke theksuar se pa ekspertizën e tyre profesionale, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm.

“Inxhinierët janë garancia që ndërtimet tona do të jenë të sigurta, funksionale dhe afatgjata. Bashkë me ta, pa dallime dhe me respekt për secilin, do ta kthejmë Suharekën në një qytet model të zhvillimit dhe përparimit,” u shpreh Shala.

Ai shtoi se ky takim ishte vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë me komunitetin e inxhinierëve, ku ide dhe projekte të reja do të hartohen dhe zbatohen për ta rritur standardin e ndërtimit dhe cilësinë e jetesës në qytet e fshatra.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara