Ardian Shala me mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Dr. Sali Bytyçit

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të dajës së tij, Dr. Sali Bytyçit, duke e kujtuar atë si njeri të përkushtuar ndaj humanizmit dhe atdheut.

Në postimin e tij, Shala ka shkruar se Dr. Bytyçi ia kushtoi tërë jetën humanizmit dhe atdhetarizmit, duke qenë gjithmonë pranë pacientëve dhe duke dhënë një kontribut të pashoq për vendin.

“Kështu i mbylli sytë përgjithmonë daja dhe doktori ynë Sali Bytyçi! Ai dha lamtumirën e fundit me etjen për bashkimin kombëtar dhe kontributin e pashoq ndaj pacientëve e atdheut,” ka shkruar Ardian Shala.

Ai shtoi se jeta e Dr. Bytyçit mbetet e skalitur me bamirësi dhe dashuri për atdheun, duke i dhënë një shembull të vyer brezave që vijnë.

“Daja Sali, sot na le me pikëllim të gjithëve, por le të skalitur një jetë tënden me bamirësi dhe atdhedashuri! Pusho i qetë në parajsën e pasosun,” përfundoi Shala.

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');