Ardian Shala prezanton djalin e Ukë Bytyçit për Asamble Komunale

Suharekë, 16 gusht 2025 – Në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dr. Ardian Shala, ka prezantuar një tjetër emër me peshë në listën për Asamblenë Komunale – Flamur Ukë Bytyçin, i cili mban numrin 5 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Flamur Bytyçi është një ekonomist me përvojë të konsiderueshme, i cili ka shërbyer më parë si këshilltar politik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka qenë pjesë e stafit profesional në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në mandatin e fundit, ai ka ushtruar detyrën e asambleistit në Kuvendin Komunal të Suharekës, ku është vlerësuar për qasjen e tij serioze dhe të përgjegjshme ndaj interesave qytetare.

Në prezantimin e bërë nga Dr. Shala, theksohet se Bytyçi është “djalë i një familjeje emblematike” në komunën e Suharekës, ndërsa përfaqësimi i tij në politikë shoqërohet me “dije, maturi dhe përkushtim”. Flamuri është vlerësuar si një zë i matur dhe konstruktiv në vendimmarrje, duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe zgjidhjeve konkrete për problemet e tyre.

Ky rikandidim shihet si vazhdimësi e një angazhimi të ndershëm dhe profesional, në një kohë kur qytetarët kërkojnë përfaqësues me integritet dhe përvojë institucionale.

LDK në Suharekë ka nisur fuqishëm fushatën prezantuese të kandidatëve të saj për Asamble, duke vendosur theksin te profesionalizmi dhe përfaqësimi dinjitoz – një qasje që duket se po gjen jehonë pozitive në opinionin publik.

Flamur Bytyçi garon me numrin 5 në listën e LDK-së për Kuvendin Komunal të Suharekës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara