Ardian Shala: Energjia, motivimi dhe mbështetja që marr në Mushtisht, është përtej çdo…

Sot me ekipin, ndjeva emocionet që të sjell ndjenja e fuqishme e fitores, fitore që buron nga besimi i bashkëvendësve të mi, nga vendlindja ime për rrugën e sfidave që lidhen me përkushtimin në qeverisje, për moralin tim të punës dhe ndjenjën e barazisë.

Energjia, motivimi dhe mbështetja që marr në Mushtisht, është përtej çdo manipulimi dhe përpjekjes që qeverisja e keqe dëshiron ta blej. Këtë e shoh te qytetarët që takoj, te miqtë që besojnë në jetë e kushte më të mira, të cilat pushteti aktual, nuk i ka zgjidhur.

Në këtë vend të bekuar për mua, së bashku me kandidatin për Asamble, Ali Shalën, morëm mesazhin se fitorja është jona. Qeverisja e mirë që po vije, në Mushtisht, do të ndërmarrë këto veprime:

Rregullimi i rrugëve lokale, rregullimi i qendrës së fshatit, shtegu i biçikletave dhe trotuarit nga fundi i fshatit e deri te udhëkryqi i Savrovës, intervenimi në ura, ndriçimi publik dhe vendosja e kamerave të sigurisë, trotuari prej xhamisë e deri në Baçevc, ndërtimi i çerdhes, rregullimi i shëtitores nga rruga për bjeshkë deri te kulla, rregullimi i shtratit të lumit, ndërtimi i rrugës për Gradac, pastrimi dhe rregullimi i shtratit të dy lumenjve dhe ndërtimi i kanaleve për ujitje.

Të gjitha këto, bëhen vetëm me qeverisjen e LDK-së.
Klientelizmit, nepotizmit dhe dukurive tjera të këqija qeverisëse, ju erdhi fundi.
Ndryshim!
Suhareka për të gjithë!
LDK 160!
Dr. Ardian Shala

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara