Arkitekti Egzon Makica i bashkohet Vetëvendosjes në Suharekë

Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë ka prezantuar  aderimin e Egzon Makicës, arkitekt me përvojë dhe kontribute të çmuara në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit urban.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryetar komune nga radhët e VV-së, Hamdi Bytyçi, i cili theksoi se Makica ndan të njëjtin vizion me këtë subjekt politik për një shoqëri më të qëndrueshme, moderne dhe transparente.

“Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë z. Egzon Makica, arkitekt me përvojë dhe kontribute të çmuara në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit urban. Duke ndarë vizionin tonë për një shoqëri më të qëndrueshme, moderne dhe transparente, Egzoni i bashkohet familjes sonë politike për të dhënë energjinë dhe ekspertizën e tij në ndërtimin e së ardhmes që meritojmë,” ka shkruar Bytyçi në rrjete sociale.

Makica pritet të sjellë një perspektivë profesionale në fushën e urbanizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke kontribuar në hartimin dhe realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën urbane dhe hapësirat publike në komunën e Suharekës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara