Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Arrestim në Suharekë për posedim të armës pas postimeve në rrjete sociale

Suharekë, 08 shtator 2025 – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar në Komunën e Suharekës, pasi që i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale fotografi ku shfaqej me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është evidentuar më 25 korrik 2025, rreth orës 10:30, ndërsa veprimet operative kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit ditën e djeshme.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë, si dhe 8 copë fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës ka apeluar edhe një herë që qytetarët të mos publikojnë materiale që nxisin frikë apo paraqesin vepra të kundërligjshme në rrjetet sociale, pasi çdo rast do të trajtohet me prioritet dhe do të ndiqet nga organet e rendit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara