Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Shirokë të Suharekës, nën dyshimet për veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës”, shkruan Gazeta Sinjali.
Të njëjtit sipas burimeve të Sinjalit, kishin penguar inspektorët për ta rrënuar një objekt të ndërtuar pa leje.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30.
Ngjarje të tilla janë raportuar edhe më parë, derisa ndërtimet pa leje kanë vazhduar gjithandej nëpër Kosovë.

