Arrestohen dy të dyshuar në Suharekë, mbanin një person të mbyllur në një kafiteri

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Suharekë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Të njëjtit, sipas policisë, po dyshohet se kanë mbajtur pa dëshirën e tij, një person në një kafiteri të mbyllur.

Rasti ka ndodhur më 28.02.2025.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull  kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri. Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara