Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Arrestohet grupi që bënin kërdi me 2 euroshe false në Kosovë, sekuestrohen 85 mijë euro

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka kryer një aksion ku është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, PSRK njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, pasi që të njëjtit  kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy euro të falsifikuara.

Ndërkaq, tre nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut, dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës.

Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe  shtatë (7) telefona celularë”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brena afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara