Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Arrestohet një person në Suharekë për posedim të paautorizuar të armës

Një rast i mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës është zbuluar mbrëmjen e së dielës në Suharekë, gjatë një patrullimi rutinë të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 05.01.2026, rreth orës 19:30, në rrugën “Shkelzen Haradinaj”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet për kontroll. Sipas informatave zyrtare, vetura drejtohej nga E.Z., ndërsa në cilësinë e pasagjerit ndodhej L.Z.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe bastisjes së automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, kalibër 9 mm, një karikator dhe 20 fishekë të të njëjtit kalibër. I dyshuari ka pranuar verbalisht se arma i përkiste atij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse nga Stacioni Policor në Suharekë, të cilat kanë konfiskuar armën si provë materiale. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale të posedimit të paautorizuar të armës, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara