Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Arrestohet zyrtari policor në Suharekë, goditi me veturë një fëmijë 14-vjeçar

Tashmë janë publikuar shifrat shqetësueses të aksidenteve në trafik, ku vetëm për 7 muaj 14 këmbësorë humbën jetën pasi u goditën nga automjetet, teksa shumë të tjerë u lënduan. Një aksident i tillë ka ndodhur edhe të dielën, në Samadraxhë të Suharekës, por këtë herë i dyshuar është një zyrtar policor.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka goditur një të mitur 14-vjeçar me veturën e tij private.

Siç thonë të njëjtat burime, polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare kur dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, si pasojë e të cilit fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka fillimisht është trajtuar në Spitalin e Prizrenit, e më pas është transferuar në QKUK për të vazhduar tretmanin mjekësor.

Sipas informacioneve të para, deri të aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, në atë mënyrë që posa polici i dyshuar ka arritur të afërsi të vendkalimit për këmbësorë, ka goditur të miturin.

Lajmin se i dyshuar është një zyrtar policor e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale e Prizrenit, por nuk kanë dhënë më shumë informacione. 

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja për rastin.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara