Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut do t’i njohin patentë-shoferët e Kosovës, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë arritur me Qeverinë e Kosovës.
Dy marrëveshjet pritet të marrin rrugë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të shqyrtohen dy nismat.
“Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16-të e rendit të ditës.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të qeverisë do të shqyrtohet edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit dhe Pasagjerit.

