Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Asamblisti i LVV-së në Suharekë në mesin e 11 të arrestuarve për dallavere me subvencione

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë  e Kosovës, sot ka kryer aksion në gjashtë komuna të vendit, duke i arrestuar 11 persona, ku prej tyre tre janë zyrtarë dhe tetë përfitues subvencionesh.

Operacioni është kryer në Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suharekë dhe Ferizaj.

Demokracia.com ka mësuar se në mesin e të arrestuarve është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Liridon Fandaj.

Fandaj në llogarinë e tij në Facebook ka postime dhe fotografi të shumta të aktiviteteve si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa miqësi të mirë ka me deputetin e LVV-së, Salih Zybën, i cili vjen po ashtu nga Suhareka.

Zyba ishte kandidat për kryetar të Suharekës në zgjedhjet e fundit, por nuk mori as 9 për qind të votave.

Demokracia.com ka tentuar të flas me Fandajn, por i njëjti e ka të fikur celularin. Po ashtu, Demokracia.com e ka telefonuar edhe deputetin Salih Zybën, por ai nuk ka pranuar të flasë me arsyetimin se “është në një ambient të papërshtatshëm”. Të njëjtit i janë dërguar edhe pyetjet përmes SMS-it, por nuk ka kthyer përgjigje.

Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohet së janë përfshirë në veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtarë, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh që dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Demokracia.com/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara