Astrit Salihu, kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Suharekës

Në kuadër të zgjedhjeve komunale që do të mbahen më 12 tetor, Astrit Salihu është zyrtarisht kandidat  për Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Salihu bart numrin 17 në listën e kësaj partie, me një profil profesional të spikatur dhe me përkushtim qytetar. Ai është ekonomist me përvojë mbi 7 vjet në fushën e financave, bankës dhe kontabilitetit, duke ofruar një bagazh të rëndësishëm për hartimin dhe mbikëqyrjen e politikave zhvillimore në komunë.

Aktualisht, ai mban pozitën e kryetarit të nëndegës së LDK-së në Mushtisht dhe është i angazhuar për një kohë të gjatë në strukturat lokale të partisë. Përmes punës së tij në komunitet, Salihu është shquar si një zë i afërt me qytetarët, i cili artikulon qartë kërkesat dhe nevojat e banorëve të vendit.

Kandidatura e tij është prezantuar nga Dr. Ardian Shala, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë dhe njëherësh kandidat për kryetar komune, i cili ka theksuar se përfshirja e Astrit Salihut në listë është një dëshmi e rifreskimit dhe profesionalizimit të ekipit të LDK-së për mandatin e ardhshëm.

“Astriti është zëri i maturisë, besimit dhe përkushtimit – një kandidat që do të sjellë frymë të re në politikën vendore dhe një përfaqësues i denjë për qytetarët tanë në Kuvendin Komunal,” është shprehur Shala.

Zgjedhjet e këtij viti pritet të sjellin konkurrencë të fortë në Suharekë, ndërsa kandidatë si Astrit Salihu pritet të jenë faktorë kyç në përfaqësimin me përgjegjësi dhe vizion të interesave të qytetarëve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara