“Atij i jep energji Golden Eagle”, bëhet virale videoja kur Kristi dhe Armaldo flisnin për energjinë e madhe që ka Luizi në BBVA

Big Brother VIP Albania kanë shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me kompaninë kosovare të pijeve, ‘Frutex’.

Kompania në fjalë e cila prodhon pijen energjike “Golden Eagle”, ka qenë një prej sponzorëve të kontraktuar deri në përfundim të spektaklit, por gjatë rrugës produksioni kanë vendosur t’i ndajnë rrugët me ta.

Kjo ka bërë që kompania e themeluar në Suharekë, të reagoj publikisht duke paralajmëruar edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj televizionit Top Channel, që organizon spektaklin Big Brother VIP Albania.

Por kur jemi te “Golden Eagle”, kjo pije energjike ka qenë jo pak e përfolur brenda ambienteve të BBVA, gjatë kohës që ishte sponzor.

Ajo ishte një prej pijeve më të konsumuara të këngëtarit Luiz Ejlli, i cili njëherësh është banori më i përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 2.

Madje, në një moment dy nga banorët e shtëpisë, Kristi dhe Armaldo, kishin ngritur dyshimet mbi energjinë e tij, duke aluduar që ajo vjen nga pija energjike “Golden Eagle”.

“Vetëm ai njeri nuk di të lodhet, ti shiko çfarë energjie pati ai pas panelit, ka diçka që ia jep këtë energji atij. Më kupton? Mbas panelit, ai ka energji, flet, këndon”, thotë Armaldo, gjersa më pas Kristi i drejtohet duke i thënë: “‘Golden Eagle’ o burr, po pi tërë kohës, non stop”.

Ndërkohë, vet produksioni i BBVA nuk kanë reaguar mbi deklaratat e ‘Frutex’ pas shkëputjes së kontratës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara