ATK-ja njofton se është hapur aplikimi për të përfituar nga masat e Pakos Ekonomike

Agjencia Tatimore e Kosovës njofton se ka zhvilluar aplikacionin dhe të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesa për të përfituar nga tri masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Siç bëhet e ditur në njoftim, qytetarët mund të aplikojnë tash në faqen e ATK-së për masën: 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar dhe 1.3 Mbështetja e punësimit të grave.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në ATK nga muaji korrik 2021 e tutje.

“Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:

Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€); Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€); Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

Hapësirë Reklamuese

Aplikimi është i hapur nga sot dhe deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00. Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike”, thuhet në komunikatën për media./SHQIP.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara