Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore t’i zbardhin menjëherë të gjitha rrethanat lidhur me vendosjen e posterëve me përmbajtje urrejtjeje kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në Krushevc, si dhe t’i gjejnë dhe t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit.
Në një deklaratë, Pashaliq u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse t’i marrin […] <p>The post Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p> Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore t’i zbardhin menjëherë të gjitha rrethanat lidhur me vendosjen e posterëve me përmbajtje urrejtjeje kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në Krushevc, si dhe t’i gjejnë dhe t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit.
Në një deklaratë, Pashaliq u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme.
Ai theksoi se organet shtetërore janë të detyruara t’i mbrojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e të gjitha pakicave kombëtare dhe të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo forme të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes kombëtare ose etnike.
Thirrja e tij vjen pasi para një furre buke në pronësi të shqiptarëve në Krushevc u shfaqën mesazhe urrejtjeje me thirrje drejtuar qytetarëve që ta “kujtojnë Gazimestanin” dhe të mos blejnë nga shqiptarët. Avokati i Popullit paralajmëroi se veprime të tilla, si vendosja e këtyre posterëve, përbëjnë shprehje të papranueshme të mosdurimit dhe diskriminimit.
Posterët, sipas tij, e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe e dëmtojnë besimin ndërmjet komuniteteve. “Përhapja e urrejtjes dhe mosdurimit ndaj çdo komuniteti kombëtar nuk ka vend në një shoqëri demokratike të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit.
Çdo qytetar i Serbisë ka të drejtë të jetojë pa frikë nga diskriminimi, frikësimi dhe gjuha e urrejtjes, pavarësisht përkatësisë së tij kombëtare”, deklaroi Pashaliq.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, mediave dhe zyrtarëve publikë që me veprimet e tyre të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie ku respektohen dallimet dhe ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit, e jo përmes gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve për diskriminim.
Sipas informacioneve te publikuara nga Gazeta Online Reporteri.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Gazeta Online Reporteri.net
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Gjykata Supreme në shqyrtim të ankesave zgjedhore, afati vetëm edhe dy ditë
Aktualitet
FC Ballkani prezanton Ardit Nikën si përforcim të ri
Lajme
Çfarë ha sulmuesi më i frikshëm në botë? Dieta e Haalandit befason shumëkënd
Lajme
Tre të lënduar pas një përleshjeje në Komoran, dy dyshohet se u therën
Lajme
Përleshje në Komoran, tre persona të lënduar – dy prej tyre janë therur me thikë
Lajme
Pesë ankesa mbeten në shqyrtim në Gjykatën Supreme (Bota Sot)

