Babai në Malishevë raporton se dy vajzat e tij të mitura janë zhdukur, kërkon ndihmë në Polici

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të miturit janë ata që shumë shpesh largohen nga shtëpitë e tyre dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në Malishevë, ku ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë, i cili ka raportuar se dy vajzat e tij janë zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sinjali mëson se babai ka deklaruar se vajzat e mitura kishin dalë nga shtëpia e tyre në fshatin Drenoc më 15 shkurt në mesditë, por më s’janë kthyer.

Përballë kësaj situate, ai vendosi që ta njoftojë Policinë.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara