“Baci Haxhi një patriot i madh, frymëzoi edhe Thaçin” – Konjufca shkon për ngushëllime te familja Thaçi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shkuar në të pame në familjen Thaçi, me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhiut.

Konjufca pas të pames, u nënshkrua edhe në librin e zisë. Ai tha se Haxhi Thaçi e inspiroi me patriotizëm Hashim Thaçin.

Madje, Konjufca e quajti Thaçin si bartës të shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Të gjithë e kemi njohur si patriot të madh, plak të urtë. E ka ushqyer me patriotizëm familjen e vetë, dhe gjithë këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin që ishte president i Kosovës, dhe bartës i shumë proceseve në të cilat kemi kaluar. Edhe gjatë viteve 90 prej lëvizjes studentore, e deri te në krye të UÇK-së. Bashkë me bashkëveprimtarët e tij, të cilët po e mbrojnë kauzën në Hagë, me bacin Jakup, me Rexhep Selimin, me Kadri Veselin, kanë qenë në krye të UÇK-së, falë të cilës erdhi liria. Kjo nuk do të ndodhte pa inspirimin e frymëzimin që e kemi prej prindërve tanë, ashtu siç Thaçi e ka pasur prej bacit Haxhi”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit është figura e parë në Vetëvendosje që reagoi pas vdekjes së Haxhi Thaçit, dhe i pari që shkon për ngushëllime.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara