Bali Muharremaj: “Dëmtimi i hapësirave publike nuk lejohet – ndaj shkelësve do të merren masa ligjore”

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas një rasti ku disa persona kanë hyrë me automjet në zonën e parkut rekreativ të qytetit, duke dëmtuar hapësirën publike.

Ai ka bërë të ditur se rasti është raportuar në polici dhe ndaj personave të përfshirë do të merren masa ligjore sipas rregullave në fuqi.
“Për personat të cilët me makinë kanë hyrë në zonën e parkut rekreativ në Suharekë, janë njoftuar policia, ku ndaj shkelësve vjen edhe gjoba sipas ligjit,” ka deklaruar Muharremaj.

Kryetari ka theksuar se parku është hapësirë publike e dedikuar për sportistët, fëmijët dhe qytetarët, dhe nuk do të lejohet asnjë dëmtim apo shfrytëzim i gabuar i tij.
“Ajo zonë është për sportistët, fëmijët dhe të gjithë ata që e shfrytëzojnë sipas rregullave,” ka shtuar ai.

Muharremaj ka falënderuar qytetarët që kanë reaguar dhe raportuar rastin, duke nënvizuar se bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet është kyç për ruajtjen e rendit dhe pasurisë publike.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara