Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpallur ftesën për një tubim rinor me kryetarin aktual të Suharekës dhe kandidatin për një mandat të ri, Bali Muharremaj.
Tubimi do të mbahet më 26 shtator (e premte), nga ora 17:00, në Restauratin “Te Mali” – Suharekë.
Ky takim rinor është pjesë e aktiviteteve të fushatës zgjedhore, ku Muharremaj do të ndajë vizionin e tij për të ardhmen e komunës, duke vendosur theksin tek përfshirja dhe roli i të rinjve në zhvillimin e Suharekës.
Motoja e ftesës “Merre shokun, shoqen e hajde” është një thirrje e drejtpërdrejtë për rininë që të bëhet pjesë aktive e këtij takimi, duke dëshmuar se energjia rinore është shtylla kryesore e çdo zhvillimi të qëndrueshëm.
Organizatorët theksojnë se prania e të rinjve është thelbësore për të ndërtuar një Suharekë më dinamike, më gjithëpërfshirëse dhe me më shumë mundësi për gjeneratat e reja.