Ballkani arrin marrëveshje me “bomberin” shqiptar

Ballkani e arriti një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme mbrëmë kur mposhti Shkupin në “Todor Proeski” me rezultat 1:2, raporton FrontOnline.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe tani suharekasit i ndajnë 90 minuta larg kualifikimit në fazën e grupeve.

Përpos këtij rezultati historik, klubi nga Suhareka po punon edhe në tregun e transferimeve.

Burime të FrontOnline mësojnë ekskluzivisht se Ballkani ka arritur marrëveshje me “bomberin” shkodran, Sidrit Guri.

Portali raporton se 28-vjeçari ka arritur marrëveshje me Ballkanin dhe shumë shpejt pritet të vie zyrtarizimi.

Guri që ka dy paraqitje edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, së fundmi është aktivizuar te Shkëndija e Tetovës.

Në edicionin që lamë pas, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Guri u paraqit në 24 ndeshje duke shënuar dhjetë gola e duke dhuruar tri asistime.

Më parë, Guri ka luajtur në Belgjikë te Oostende si dhe në Shqipëri te Kukësi, Korabi, Vllaznia, Kastrioti dhe Besa e Kavajës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara