Ballkani – Dinamo Zagreb, në këto televizione shqiptare do të transmetohet ndeshja

FC Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e dytë brenda grupit në Conference League.

Kampioni i Kosovës do të përballet me Dinamo Zagreb, me ndeshjen që luhet nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra kroate triumfoi bindshëm me rezultat 5 me 1 ndaj Astanas në ndeshjen e parë, kurse Ballkani u mposht minimalisht nga Viktoria Plzen.

Bazuar tek kuotat e basteve, Dinamo ka epitetin e favoritit në këtë takim, por që Ballkani kërkon që të dëshmohet në fushë dhe të fitojë 3 pikë me shumë vlerë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Fitorja e Dinamo Zagrebit kuotohet me vlerë 1.67, barazimi me kuotë 4.00, kurse fitorja e Ballkanit me vlerë 5.00.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Dinamo Zagreb do të transmetohet në Klan Kosova dhe ArtSport1, poashtu edhe në Supersport 2.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara