Ballkani fiton një pikë nga udhëtimi te Astana

Ballkani ka marrë një pikë në udhëtim te Astana në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Konferencës, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Për dallim nga ndeshja e luajtur në “Fadil Vokrri” ku pësuan humbje 2-1, kampioni i Kosovës kishte fytyrë tjetër në Kazakistan, duke dominuar nga fillimi deri në fund.

Qysh në minutën e katërt të ndeshjes, kampioni i Kosovës rrezikoi me anë të Almir Kryeziut, por që goditja e tij ishte e plogësht dhe jashtë porte.Ballkani vazhdoi me një dominim të lehtë ndaj vendasve, duke kërkuar që të kalonte në epërsi.

Në minutën e 33-të, Kryeziu bëri një goditje që e detyroi portierin e Astanës të intervenonte.

Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve pa treguar ndonjë rast të madh për gol.

Pjesa e dytë ishte edhe më me ritëm, me Ballkanin që kërkon me ngulm golin e fitores, por nuk e arriti.

Gripshi pati një mundësi të mirë shënimi edhe në minutën e 73-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Rast pas rasti, Gripshi (82’) ishte afër të kalonte Ballkanin në epërsi, mirëpo Josip Condric bëri intervenim fantastik.

Ballkani nuk u ndal së sulmuari deri në minutat e fundit, ndërsa u dashtë të kënaqej me një pikë.

Vikoria Plzen është lider i Grupit C me nëntë pikë, Astana dhe Ballkani me katër dhe Dinamo Zagrebi me tri.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara