Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ballkani mbush arkat e klubit me miliona euro pasi siguroi kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës 

Kampioni i Kosovës, Ballkani, e ka vazhduar rrugëtimin në Evropë, duke siguruar grupet në Ligën e Konferencës, gjë që i mbush edhe arkat e klubit kosovar.

Pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ia ka siguruar Ballkanit 280 mijë euro, edhe pse u eliminua nga gara më e rëndësishme në botë për klube.

Ballkani, kaloi La Fioritan dhe pastaj edhe Klaksvikun dhe Shkupin duke arritur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan Telegrafi.

Këto raunde ia kishin siguruar 750 mijë euro.

Kësaj i shtohet fakti se për çdo raund Ballkani merr 100 mijë euro ekstra për shpenzime, pra shifra për katër raunde shkon plus edhe në 400 mijë euro tjera.

Kalimi në fazën e grupeve ia siguron çdo klubi edhe nga 2.9 milionë euro.

Shuma totale e Ballkanit shkon mbi 4 milionë euro të fituara deri më tani.

Për çdo pikë të fituar në Ligën e Konferencës, pra barazim Ballkanit i fiton 166 mijë euro. Për fitore i takojnë 500 mijë euro.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara